LSDM pro legalizimit të marihuanës, partitë shqiptare kundër në përjashtim të BDI-së e cila nuk është shprehur ende

LSDM pro legalizimit të marihuanës, partitë shqiptare kundër në përjashtim të BDI-së e cila nuk është shprehur ende
Foto: Verywell Mind

Nga viti në vit, vetëm se po rritet numri i shteteve të cilat me ligj e rregullojnë përpunimin, shitjen dhe konsumimin e marihuanës. Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të përjashtohet nga ky trend, sepse e para në rajon e pati legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, përmes prodhimit të vajit të kanabisit. Prej atëherë, filloi dhe dhënia e licencave nga ana e shtetit për ato që mund të investojnë në prodhimin e marihuanës, e më pas gjethat e thatë t’i shesin në kompanitë farmaceuttike për prodhimin e vajit. Tani vaji nga kanabisi është në dispozicion në barnatore dhe mund të blehet madje dhe pa recetë nga mjeku, ndërsa informatat nga industria farmaceutike thonë se interesi për vajin është në rritje të vazhdueshme e kështu rritet dhe prodhimi i kanabisit në tokat e vendit që nënkupton interes i ritur për dhënien e licencave për prodhim, shkruan Zhurnal.

“Besoj se në këtë drejtim, Kuvendi është i gatshëm të miratojë ndryshimet e propozuara ligjore. Me miratimin e ndryshimeve ligjore dhe miratimin e Ligjit për Droga Opiate do të mundësohet eksportimi i lules së kanabisit për qëllime mjekësore që do të stimulojë investime të reja, zhvillim dhe vende të reja të punës. Nëse e realizojmë këtë para Vitit të Ri, vitin tjetër do të prodhojmë kanabis në vlerë prej mbi 250 milion eurove”, tha mes tjerash Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, përdorimi i marihuanës për qëllime turistike dotë ndihmonte turizmin në Maqedoninë e Veriut. Por a i’a vlenë vetëm për turizëm të legalizohet diçka që do të krijonte shumë probleme të tjera?

Nga ana tjetër, ka shumë dyshime se Zoran Zaev këtë dëshiron ta realizojë për qëllime krejtësisht të tjera. Nga opozita maqedonase thonë se legalizimi i marihuanës kërkohet vetëm për bizneset private të vëllaut të Zaev, Vice Zaev.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM po u ndanë licenca kompanive të afërta me partinë e tyre, duke cekur kompani si “MAM” nga Shën Nikolla, “Farma Medika kanabis” nga Vallandova, “Eko energy kosmos” dhe “Lajting Luks”, firma në pronësi të familjes të të dënuarit për kontrabandim, Boro Stojçev nga Novo Sella dhe kryetarit të LSDM-së në Novo Sellë, Toni Kotev. Licencë së fundmi i është ndarë edhe një kompanie nga Kumanova “Mar Medika doo”. Këtu menaxher është Boban Spasovski nga Kumanova. Boban Spasovski dhe kompania e tij (Deluks auto” janë donatorë të rregullt të LSDM-së ndërsa vetëm në vitin 2019, ka fituar rreth 30 tenderë për blerje të automobilave.

Nga ana tjetër, partitë shqiptare janë shprehur kundër ndryshimeve të këtij ligji, përpos Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga kjo parti ende nuk janë shprehur nëse janë kundër apo pro legalizimit të marihuanës. Arsyeja nuk dihet mirëpo po të kishte interesa personale, BDI do ta legalizonte duke mos u menduar dy herë. NGa kjo parti, vetëm kanë bërë me dije se do të organizojnë debat prej ekspertëve, dhe më pas do të prononcohen.

Kryetari i partisë, Ali Ahmeti, para pak kohës në emisionin “Click Plus”, nuk pati dhënë një përgjigje të saktë dhe të qartë nëse do të mbështesë këtë propozim ligj, por tha se së pari do të donte të shikojë një analizë me të dhëna se çfarë të mira do të sillte legalizimi i marihuanës dhe çfarë dëme, të bëhet një vlerësim nga ekspertë, e më pas do të prononcohet.

Legalizimi i marihuanës padyshim se do të shkaktonte degjenerim në shoqërinë tonë, veçanërisht tek mosha më e re, pavarësisht gjinisë. Marihuana nuk do mend se është e dëmshme për shëndetin, sepse po të kishte qenë e mirë, do të ishte diçka normale për t’u konsumuar dhe do ta konsumonin të gjithë. Legalizimi i marihuanës nëpër kafene, padyshim se do të degjeneronte rininë dhe shoqërinë, sidomos atë shqiptare. A nuk i mjaftojnë rinisë sfidat me të cilat po përballen në këto kohë!?

Maqedonia e Veriut ende nuk është e gatshme për një gjë të tillë, edhe pse këtë e kanë bërë disa shtete evropiane, por ato kanë krejtësisht mentalitet tjetër shoqëror. Cilët do ekspertë të bëjnë analiza, ata duhet të kenë parasysh shoqërinë tonë dhe jo interesat personale të politikanëve, sepse shteti nuk ka nevojë për të ardhura nga marihuana e nga ana tjetër të degjenerohet shoqëria. Sipas Abuzimit të Substancave dhe Administrimit të Shërbimeve të Shëndetit Mendor, në vitin 2010, më shumë se 360,000 njerëz u pranuan në trajtim për varësi.https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?guci=2.2.0.0.2.2.0.0&client=ca-pub-4422615536127314&output=html&h=280&adk=111031761&adf=2050748697&pi=t.aa~a.1659920114~i.22~rp.4&w=639&fwrn=4&fwrnh=100&lmt=1608555757&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=8730648419&psa=1&ad_type=text_image&format=639×280&url=https%3A%2F%2Fzhurnal.mk%2Flsdm-pro-legalizimit-te-marihuanes-ash-aaa-kunder-bdi-ne-lekundje-as-pro-as-kunder%2F&flash=0&fwr=0&pra=3&rh=160&rw=639&rpe=1&resp_fmts=3&wgl=1&fa=27&adsid=ChEIgKyB_wUQjfSF4bPAzc6dARJMAMwtUBB6oUVZooNroFZnbpVFwet7Rb9DAOBtZQbD22qTIa5YbbmBw2IcJz2GO6KlUiiF945g41s7GMVbhudwMV6OzIUW0DLCDYYOdA&tt_state=W3siaXNzdWVyT3JpZ2luIjoiaHR0cHM6Ly9hZHNlcnZpY2UuZ29vZ2xlLmNvbSIsInN0YXRlIjowfSx7Imlzc3Vlck9yaWdpbiI6Imh0dHBzOi8vYXR0ZXN0YXRpb24uYW5kcm9pZC5jb20iLCJzdGF0ZSI6MH1d&dt=1608555755526&bpp=2&bdt=1217&idt=2&shv=r20201203&cbv=r20190131&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D7b415868a2cf87ff-224179808fa60017%3AT%3D1608551772%3ART%3D1608551772%3AR%3AS%3DALNI_MZorrF3lWLk_QgEUmH9zP0u0QQ7zA&prev_fmts=0x0%2C639x280%2C260x240%2C260x240%2C639x280%2C639x280&nras=5&correlator=6407803314145&frm=20&pv=1&ga_vid=825292222.1589370400&ga_sid=1608555755&ga_hid=1688814330&ga_fc=0&u_tz=60&u_his=1&u_java=0&u_h=768&u_w=1366&u_ah=728&u_aw=1366&u_cd=24&u_nplug=3&u_nmime=4&adx=355&ady=3517&biw=1349&bih=625&scr_x=0&scr_y=1047&eid=42530672%2C21065724&oid=3&pvsid=1357636522216749&pem=719&ref=https%3A%2F%2Ffax.al%2F&rx=0&eae=0&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C1366%2C0%2C1366%2C728%2C1366%2C625&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=8320&bc=31&jar=2020-12-21-12&ifi=4&uci=a!4&btvi=4&fsb=1&xpc=68OlIy7eG8&p=https%3A//zhurnal.mk&dtd=1558

Bashkimi Demokratik për Integrim duhet sa më shpejtë të jetë e mundur të dalë me opinion dhe të sqarohet për këtë temë. BDI duhet të ndalojë në një vijë me partitë tjera shqiptare të cilat tanimë janë prononcuar kundër legalizimit të marihuanës.

Ndryshe, industria me kanabis është diçka e re, e kjo nënkupton se nevojiten të holla, investime në fabrika, pajisje dhe kuadër. Maqedonia e Veriut ishte shteti i 14të në Europë që e legalizoi kanabisin për qëllime medicinale. Ideja e Zoran Zaev është të intensifikohet prodhimi i kanabisit duke filluar pikërisht nga faktet e shtruara, se kanabisi u bë ilaç i pranueshëm, se biznisi është i ri, se nevojiten investime të reja, por me shpejtësi po e pushton botën. Gjithë kjo sipas tij do të thotë shëndet dhe përfitime.

Maqedonia e Veriut e ka shansin, si promovues të legalizimit të marihuanës, të jetë shteti i parë në rajon e cila do të mund të eksportojë vaj kanabisi, por edhe gjethe të thata nga mbjelljet e firmave të licencuara. Vetëm nga gjethet e thata, vlerësohet se në arkën shtetërore në vit mund të hyjnë nga 250 milion euro.//Zhurnal.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *