Maqedoni: 75 deputetë kanë marrë 122 mijë euro për shpenzime rrugore

Maqedoni: 75 deputetë kanë marrë 122 mijë euro për shpenzime rrugore
Foto: Zyrtare

Nga 120 deputetë, 75 prej tyre kanë marrë 122.000 euro për shpenzime rrugore që nga muaji gusht e deri në fund të janarit.

Kjo përbërje e Kuvendit për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të vështirësive për të siguruar kuorum për shkak të shumicës në kufi, nuk punon siç duhet. Seancat dhe miratimi i ligjeve janë të rall. Sërish, edhe me këtë tempo të ngadaltë, të dhënat për gjysmëvjetorin e parë të mandatit, tregojnë se shumca deri në fund të mandatit do të arrijë deri në milionë euro, siç edhe ka ndodhur në përbërjet e kaluara parlamentare.

Sipas të dhënave të SDK-së, shpenzime më të mëdha rrugore, për 5 muaj ka bërë Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE-ja. Duke udhëtuar nga Vasileva deri në Kuvend, nga Kuvendi ka tërhequr 4.870 euro për shpenzime rrugore. Pas tij vjen Surija Rashidi i Aleancës për Shqiptarët cili udhëton nga Ladorishta dhe për shpenzime rrugore ka tërhequr 4.777 euro.

Për të njëjtën periudhë, Petar RIsteski nga VMRO-DPMNE-ja që udhëton nga Prilepi ka shpenzuar 4.092 euro, pas tij vjen edhe bashkëpartiakja Jodranka Pockova e cila udhëton nga Strumica dhe ka shpenzuar 3.968 euro.

Vijon Arbana Pasholli nga Dibra, deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim e cila ka shpenzuar 2.633 euro, pas saj Angjelina Petkova nga Gjevgjelia, deputete e VMRO-DPMNE-së e cila ka shpenzuar 3.538 euro.

300 euro më pak se Petkova ka shpenzuar edhe deputetja socialdemokrate, Sonja Mihaillovska e cila udhëton nga Dellçeva. Pak më pak, 3.189 euro ka shpenzuar edhe socialdemokrati tjetër, Pançe Minov, ndërkaq bashkëpartiakja Dragica Gjavoqanova e cila udhëton nga Gjevgjelia ka shpenzuar 3.018 euro.

Lista është edhe më gjatë, por ne ua sollëm ata që qëndrojnë më lartë në listë./TV21/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *