Vaksinat e para antikovid nga “Fajzer” nga marrëveshja e lidhur direkte me këtë prodhues në vendin tonë priten në mes të shkurtit. Pritet saktësimi edhe i terminit kur do t’i marrim vaksinat nga KOVAKS-mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe njoftim për vaksinat që do të na dhurohen me solidaritet nga vendet anëtare të BE-së. Por, para të gjithave duhet të arrijnë vaksinat nga Serbia, për çka është e nevojshme pëlqim nga “Fajzer”, ndërsa janë destinuar për punonjësit shëndetësor në qendrat-KOVID.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se ka kontaktuar me kryeministren serbe Ana Bërbaniq dhe ka bërë edhe një kërkesë të dytë deri te “Fajzer” për pajtueshmërinë që të eksportohen nga Serbia vaksinat që i janë dhënë, ndërsa edhe Qeveria, tha intervenon përmes Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai beson se kërkesa do të miratohet dhe se vaksinat që na i dhuron Serbia duhet të arrijnë shumë shpejtë, gjegjësisht para të tjerave që do të vijnë përmes tre mekanizmave. Sipas kryeministrit, ato do të jenë të mjaftueshme për 7850 punonjës shëndetësor të cilët janë angazhuar në shërimin e pacientëve me KOVID.
Besoj se sado të rëndësishme janë klauzolat në marrëveshjet e “Fajzer” me Serbinë dhe të “Fajzer” me të gjitha vendet tjera, mundet një mbrëmje para marrjes së vaksinave tona të na japin pëlqim një orë më parë që të arrijnë vaksinat nga Serbia”, deklaroi Zaev.
Në mes ose në gjysmën e dytë të shkurtit, theksoi kryeministri, pritet të mbërrijnë dozat e para të vaksinave, për të cilat kemi lidhur një marrëveshje direkt me prodhuesin “Fajzer”. Deri në fund të javës, siç tha ai, pritet një përgjigje e saktë dhe e drejtpërdrejtë kur vaksinat priten nga mekanizmi KOVAKS i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe gjithashtu pritet një njoftim edhe nga Komisioni Evropian për shpërndarjen e sasive të caktuara të vaksinave nga vendet e BE-së”, gjegjësisht nga mekanizmi i tretë, i solidaritetit.
Nga të gjitha tre mekanizmat duhet të arrijnë rreth 800 000 doza, gjegjësisht gjithsej 2,4 milion doza për vaksinim të 1,2 milion qytetarëve. Me 60 për qind përfshirje të popullatës duhet të sigurohet imunitet kolektiv i KOVID-19.
Në statistikën e mbrëmshme për 24 orët e fundit ishin regjistruar 183 raste të reja te të cilat është konfirmuar virusi, prej 1466 testeve të bëra. Vdiqën gjashtë pacientë të moshës prej 45 deri në 90 vjet.
I lartë është numri i të shëruarve – 1731 pacientë. Në të gjithë shtetin janë hospitalizuar 604 pozitivë dhe të dyshimtë me koronavoris dhe ka 580 shtretër të lirë. Në kryeqytet gjithsej 289 pacientë janë në spital (103 në klinikat interne, 94 në SPQ “8 Shtatori”, 81 pacientë në Klinikën Infektive dhe dhjetë në Institutin për sëmundje të mushkërive të fëmijëve Kozle, ndërsa 315 janë pacientë në qytetet tjera.
Për shkak të zvogëlimit të numrit të të infektuarve, nga Qeveria gjatë fundjavës paralajmëruan se nga 1 shkurti në plan është të kthehet administrata në punë me orar pune të plotë dhe në përbërje të plotë, gjegjësisht pa rotacion të të punësuarve, prejse do të kërkohet edhe mendim shtesë nga Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.
Sipas vendimit të Qeverisë, ndërsa me rekomandim të Komisionit, administrata publike dhe shtetërore, komunat dhe gjykatat, punën e organizuan në turne, nga distanca (prej në shtëpi) ose sërish, të reduktuar me sistemin e rotacioneve në varësi të karakterit të procesit të punës së institucioneve.
Nga fillimi i epidemisë, numri i të diagnostifikuarve në vend arriti 90.654, kanë vdekur gjithsej 2785 jerëz, ndërsa janë shëruar 78.154. Raste aktive janë 9715, prej të cilëve 5461 janë në kryeqytet. /Zhurnal.mk/