Maqedoni, filloi fushata për regjistrimin e popullsisë 2021 – “Këtu jetoj, vendos, ekzistoj”

Maqedoni, filloi fushata për regjistrimin e popullsisë 2021 – “Këtu jetoj, vendos, ekzistoj”

“Këtu jetoj, vendos, ekzistoj” është parulla me të cilën fillon fushata e regjistrimit në vend, e cila zbatohet nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe do të mbulojë të gjitha komunitetet në vend. Fushata është krijuar dhe zbatuar nga Agjencia për ushtrimin e të drejtave të komuniteteve në vend, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Agjencisë, Eran Kurti, theksoi se të gjitha bashkësitë etnike janë të rëndësishme dhe kontribuojnë në rritjen socio-ekonomike, kulturore, ligjore dhe politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj, siç shpjegon ai, është e rëndësishme të tregohet në regjistrim se ne jetojmë këtu, vendosim, ekzistojmë.

Sipas Agjencisë, më e rëndësishmja në këtë regjistrim është që komunitetet e vogla të tregojnë se të gjithë së bashku mund të krijojmë politikat në vend.

“Prandaj është shumë e rëndësishme të respektohet Ligji për të drejtat e Komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 përqind e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilin rregullohet realizimi, promovimin dhe mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive që janë më pak se 20 përqind, kurse janë të garantuara me Kushtetutë, si dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve që përcaktojnë ato të drejta, shton Kurtis.

Në fushatë si përfaqësues të komunitetit turk është përfshirë studentja Elif Ilijaz, nga komuniteti vlleh gazetarja dhe redaktorja Jana Mihaillova, nga komuniteti rom studentja Xhemiliana Abdullova, nga ai boshnjak Mersiha Smailoviq, nga komuniteti serb përkthyesi Stefan Radulloviq, si dhe dhe Miroljub Orlandiq kryetar i  Rrjetit për shoqëri multikulturore

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet multikulturor. Në të jetojnë shumë bashkësi të ndryshme etnike, të cilët flasin shumë gjuhë të ndryshme dhe për të cilët regjistrimi është i rëndësishëm. Në këtë regjistrim, të gjithë duhet të jenë të lirë të shprehin përkatësinë e tyre etnike. Unë jetoj këtu, vendos, ekzistoj”, tha Orlandiq.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *