Maqedonia e Veriut do të pajiset me vaksinën kundër Covid 19 në fillim të muajit të parë të vitit 2021

Maqedonia e Veriut do të pajiset me vaksinën kundër Covid 19 në fillim të muajit të parë të vitit 2021

Pritjet janë që vaksinën kundër coronavirusit, Maqedonia e Veriut ta marrë në muajt e parë të vitit të ardhshëm”.

Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se sipas dinamikës së tanishme, vaksina duhet të arrijnë në muajt janar-shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket mënyrës së sigurimit të vaksinës, Filipçe tha se ajo është e mundur nëpërmjet mekanizmit KOVAKS. Filipçe tha se ofertë për blerjen e vaksinës ka edhe nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis dhe ambasadori i Polonisë në Maqedoni.

“Besoj se do të miratohet sipas procedurës së ashtuquajtur urgjente dhe diku pas vitit të ri, ashtu janë pritjet, kompanitë do të marrin leje dhe dy vaksinat do të distribuohen. Ne e presim nëpërmjet mekanizmit KOVAKS. Ne kemi nënshkruar marrëveshje, Qeveria e ka miratuar dhe është siguruar buxheti”, tha Filipçe.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *