Maqedonia e Veriut siguron 2.4 milionë euro të pakthyeshme nga Gjermania për energji të rinovueshme

Maqedonia e Veriut siguron 2.4 milionë euro të pakthyeshme nga Gjermania për energji të rinovueshme
Foto: Ilustrim

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, është nënshkruar marrëveshja mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut për sigurim të mjeteve të pakthyeshme në vlerë prej 2.4 milionë euro, për burime të rinovueshme të tranzicionit energjetik.

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se me këtë marrëveshje do të sigurohet realizimi i projekteve të reja dhe vazhdimi i atyre ekzistuese, përcjell Telegrafi.

“Me këto mjete përkrahen projektet si elektranat fotovoltaike në TEC Manastir me kapacitet më të madh se 140 megavat, rehabilitim i fazës së tretë të hidroelektranave të mëdha, ndërtim i një parku të ri në Miracë, modernizim dhe rindërtim i kompleksit energjetik në Gazi Babë dhe ngrohjen qendrore solare në Manastir”, tha Zaev.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane në vend, Anka Hollshtajn tha se sigurimi i mjeteve është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në realizimin e reformave në sektorin energjetik.

“Në Gjermani janë të qarta përpjekjet që i bën Maqedonia e Veriut për reforma në sektorin energjetik dhe veçanërisht në rregullimin e shoqërisë energjetike. Qeveria është në rrugën e duhur, lufton për të tërhequr investime të huaja me burime të energjisë së rinovueshme, por gjithashtu mbështet investime të gjelbra në sektorin publik”, tha ambasadorja Hollshtajn.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *