Masat e reja: Kafenetë dhe lokalet do të punojnë deri ora 18:00

Masat e reja: Kafenetë dhe lokalet do të punojnë deri ora 18:00
Foto: Vizion Plus

Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur disa masa të reja për të parandaluar përhapjen e kovid-19.
Masat e reja të cilat janë rekomanduar janë këto:

Nga data 18 dhjetori deri 21 janar kafenetë dhe lokalet të punojnë deri ora 18:00 dhe jo 21:00 siç është tani.
Restorantet në hotele të mos lejojnë grumbullim për festat e fundvitit pas orës 21:00.
Nuk lejohet organizimi dhe grumbullimi në shesh për festën e Vitit të Ri.
Të mos ketë mbledhime nëpër shtëpi apo vila të shumë personave për festat e fundvitit.
Të mos dilet nga shtëpia pa nevojë pas orës 18:00

Këto masa do të dërgohen deri tek qeveria për miratim./shenja/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *