MASH: Bojkotimi i mësimit është tërësisht i paarsyeshëm

MASH: Bojkotimi i mësimit është tërësisht i paarsyeshëm
Foto: Telegrafi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është përgjigjur sot paralajmërimit të maturantëve për bojkot, duke thënë se janë të obliguar që të sigurojnë maturë shtetërore që të mundësohet rregjistrimi në fakultet për të gjithë maturantët e interesuar. Në një kumtesë me shkrim, MASH thotë se këtë e bëjnë për t’u mundësuar maturën 14.000 nxënësve të paraqitur dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare, ndërsa për nxënësit që nuk planifikojnë të vazhdojnë studimet ata thonë se kanë mundësi të hyjnë vetëm në maturë shkollore dhe provimin professional. Ministria për Arsim dhe Shkencë kujton se këtë vit do të mbahet maturë me metodologji të shkurtuar dhe të ndryshuar, ashtu siç sipas tyre, ishin pajtuar edhe shoqatat e nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve që në fillim të vitit shkollor.

“Shkollimi duhet të vazhdojë dhe të rjedhë edhe në kushte pandemie, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratës së re. Ministria nga fillimi ka bërë gjithçka që të mos lejojë që pandemia të reflektohet në zhvillimin dhe përparimin e nxënësve. Jemi të vetëdijshëm se pandemia ka sjellë shumë sfida dhe ndryshime, por ajo nuk gucon ti pengojë nxënësit dhe maturantët që ata të vazhdojnë të mësojnë dhetë avancoheni. Bojkoti i një grupi të maturantëve nuk i shkon askujt në interes dhe në këtë rast tërësisht është i paarsyeshëm. Bojkotimi në këtë detyrim dhe përgjegjësi thelbësore është i papranueshëm”, njofton Ministria e Arsimit. /SHENJA/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *