MASH: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa

MASH: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa
Foto: Telegrafi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në rrjedhë është aplikimi për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22 si dhe dorëzimi i dokumenteve për ripërtëritje të të drejtës për bursës për shfrytëzuesit aktual.

Konkurset për bursa janë publikuar në vegzën më poshtë, në secilin prej tyre janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit me qëllim të realizmit të drejtës së shfrytëzimit të bursës përkatëse.

Procedura për aplikim për bursë është online nëpërmjet ueb faqes http://e- uslugi.mon.gov.mk, me të cilën dukshëm është thjeshtësuar mënyra e realizimit të të drejtës.

Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, plotësojnë paraqitje me letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konkursin përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt aty ose nëpërmjet postës, ndërsa aplikimi zgjat deri më 15 shtator, ndërsa aplikimi për vazhdim të bursës zgjat deri më 30 shtator./koha.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *