MASH: Reformat në arsimin fillor nuk nënkuptojnë shfuqizimin e asnjë dispiline shkencore

MASH: Reformat në arsimin fillor nuk nënkuptojnë shfuqizimin e asnjë dispiline shkencore
Foto: Telegrafi

Reformat që përgatiten në arsimin fillor nuk nënkuptojnë shfuqizimin e asnjë disipline shkencore. Përkundrazi, me ato përmirësohet koncepti në të cilin nxënësit do t’i mësojnë të gjitha lëndët, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Arsimi i ri fillor nxënësit do t’i japë pasqyrë të plotë për ngjarjeje apo temë të caktuar, thekson MASH, e cila arrihet me qasje ndërdisiplinore dhe të integruar, përkatësisht lidhje e informatave nga më shumë lëndë.

“Qasja e këtillë i mundëson nxënësve t’i lidhin përmbajtjet mësimore me realitetin dhe ta vërejnë kuptimin e asaj që e mësojnë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i themeloi këto reforma mbi konceptet moderne dhe hyrjet, ndërsa me qëllim nxënësit të fitojnë njohuri në të gjitha fushat – histori, gjeografi ose përmbajtje nga disiplina shkencore tjetër. Por ajo do të jetë në mënyrë të përshtatur për moshën e tyre, mënyrë që i thyen kufijtë e rrepta midis disiplinave dhe përfaqëson botën, proceset dhe dukuritë në lidhjen e tyre dhe unitet”, informojnë nga MASH-i.

Ministria thekson se plane mësimore të këtilla funksionojnë me sukses pothuajse në të gjitha vendet në Evropë, Amerikë, Australi, përkatësisht në planin mësimor të programit IB.

“Në këtë moment, para debatit publik flitet dhe prezantohet koncept. Programet mësimore konkrete në të cilat do të vendosen rezultatet e pritura nga mësimi, ndërsa në bazë të atyre edhe përmbajtjet që nxënësit duhet t’i tejkalojnë nga disiplinat shkencore të veçanta (histori, gjeografi, arsim qytetar) do të definohen më tej. Në këtë proces, gjatë përgatitjes së programeve mësimore, do të përfshihen profesorë universitarë dhe mësimdhënës nga fushat përkatëse”, thonë në ministrinë e Arsimit.

Prej atje theksojnë se sipas hulumtimit, raporti i OECD-së për vendin si dhe rezultatet e studimeve ndërkombëtare, arritjet dhe njohuritë e nxënësve tanë janë ndër listën më të ulët të pjesëmarrësve në ato studime. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës në të cilën është formuar sistemi arsimor.

“Nxënësit mësojnë fakte, nuk dinë t’i lidhin informatat dhe njohuritë nga disiplina të ndryshme që i marrin përmes mësimit të lëndëve të ndryshme në arsimin fillor. Prandaj është veçanërisht e rëndësishme të promovohet mësimi përmes hulumtimit që është i mundur vetëm përmes integrimit dhe mësimit ndërdisiplinor. Kjo është mënyra ta përmirësojmë arsimin dhe kultivojmë nxënës inovativë dhe krijues”, njofton mes tjerash MASH.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *