Maturantët e bojkotojnë mësimin, kërkojnë më pak lëndë në maturën shtetërore

Maturantët e bojkotojnë mësimin, kërkojnë më pak lëndë në maturën shtetërore
Foto: in7

Maturantët sot nuk u përfshinë në mësimin onlajn dhe  në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Të organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme,  filluan bojkotin sepse kërkojnë  dy në vend të katër (tre lëndëve eksterne dhe një internet) nga matura shtetërore – në kundërshtim me qëndrimin e MASH-it se ky vit nuk do të ketë ndryshime në numrin e provimeve,  por që do të jepen me programe të shkurtuara.

Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai për MIA-n deklaroi se sipas njoftimeve të degëve të tyre, bojkot ka në shkolla të mesme në 20 qytete, duke e përfshirë edhe Shkupin, ndërsa aty ku nuk ka filluar është sepse nuk janë njoftuar dhe se  do të bojkotojnë prej nesër.

Tha se dje ka pasur  takim-onlajn me ministren Mila Carovska  që sërish, sikur edhe para dy muajve, të kërkojnë zvogëlim rë numrit të lëndëve për maturën shtetërore, gjegjësisht të japin  dy – gjuhën amë (maqedone dhe shqipe ose gjuhë turke) dhe lënda e dytë  që do të jetë nga fusha të cilën maturantët planifikojnë ta studiojnë.

“Nuk kemi pasur marrëveshje për zvogëlim të numrit të lëndëve. Sikur edhe në takimin që e patëm në dhjetor, ministrja tha se  do të merret parasysh për konceptin e ri të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor dhe se Qendra shtetërore e provimeve  nuk ka kohë tani t’i zvogëlojë”, tha Hodai.

Zëri i nxënësve të shkollave të mesme, sërish, mbledh onlajn-nënshkrime për mosdhënien e maturës shtetërore, por Hodai thotë se Unioni i nxënësve të shkollave të mesme  nuk është për heqjen e tërësishme të maturës.

“Me to biseduam në dhjetor. Ne në janar  u konsultuam me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe vendosëm se është mirë të kërkojmë zvogëlim të numrit të lëndëve, jo heqje të tërësishme. Qëndrimi ynë ishte i qartë se nuk mund të hiqet  matura shtetërore”, deklaroi Hodaj.

Deri kur mund të zgjasë bojkoti dhe çka do të ndodh më tutje  kur nuk ka lëshim nga MASH, Hodai u përgjigj se  planifikojnë  një javë bojkot, ndërsa për hapat e ardhshëm  plotësisht do të vendosin.

“Javën e parë planifikojmë bojkot, ndërsa pastaj do të vendosim nëse do të kemi protestë ose aktivitet tjetër që të pranohen kërkesat tona”, shtoi kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se mbi 14 mijë maturantë do ta japin maturën shtetërore  sipas konceptit të konfirmuar për provimin e maturës,  i cili  nuk mund të ndërrohet, ndërsa ndryshimet janë të mundshme për vitin e ardhshëm shkollor.

Qendra shtetërore e provimeve në nëntor i publikoi edhe terminet për provime  nga tre provimet eksterne të cilat  do të jepen nga data 29 maj deri më 14 qershor të vitit 2021.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *