Mbahet “Maratona e leximit” – Çellopek

Mbahet “Maratona e leximit” – Çellopek

Sot, më datë 09.10.2019 në shkollën fillore 7 Marsi – Çellopek, u mbajt manifestimi “Maratona e leximit”, organizuar nga “Antico” dhe “Adrion”, dy shoqata që kanë dhënë shumë për shoqërinë tonë.

Ajo e cila e përfaqësonte këtë program, ishte termi “Takohemi për një libër”, me të cilin rast paraqitej mesazhi se poezia duhet të ndjehet, dhe se atë nuk janë të supozuar ta interpretojnë e shkruajnë vetëm poetët e poeteshat, por nga njerëzit me kollare të ulur nëpër karrike luksoze, deri te barinjtë që përvëlohen nën nxehtësinë e diellit.

Pas  këtij manifestimi, u mbajt edhe një debat në lidhje me ruajtjen e traditës dhe veshjes tradicionale në zonën e Gurgunicës, e përpos kësaj u hasën edhe shumë fëmijë dhe të rinjë që lexuan poezi të tyre e të poetëve të famshëm.

Po në pjesën e debatit ku shkuan të rinjtë? Pse ikin ata nga vlerat, traditat dhe vetë historia e vendit të tyre? Debati u mbajt në një numër të konsiderueshëm personalitetesh që merren me këto sfera, po në të ardhmen, kush do i zhvillojë këto sfera?

Përgëzime për organizimin, dhe suksese!/Bonzo

      

 

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *