Mbyllet një lokal në Tetovë, punonte pas orarit të lejuar të punës

Mbyllet një lokal në Tetovë, punonte pas orarit të lejuar të punës

Dje rreth orës 18:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin P.D. nga Tetova, objekti hotelierik i të cilit në rrugën “133” në Tetovë po punonte pas kohës së lejuar dhe në lokal kanë qëndruar mysafir.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, kurse objekti është mbyllur përkohësisht dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate në bazë të nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *