MC Kresha me dy bashkëpunime gjatë nëntorit

MC Kresha me dy bashkëpunime gjatë nëntorit

Hip hop ylli, MC Kresha do të publikojë dy bashkëpunime gjatë muajit nënëtor.

Prive raporton se Kresha ka finalizuar dy projektet muzikore.

Tashmë po xhirohet edhe videoklipi i ri në Prishtinë, që vjen si bashkëpunim me Rinon, një këngëtar i ri.

Një tjetër bashkëpunim që do të vijë do të jetë një baladë, po ashtu me videoklip.

Kjo baladë me videoklip e MC Kreshës do të jetë pjesëmarrëse edhe në festivalin “Kënga Magjike”.

MC Kresha ka qenë i zënë me koncerte, teksa projektin e fundit të tij e ka lansuar me Lyrical Son.

PINT kanë paralajmëruar shumë kohë më parë albumin “United States of Albania”, por ende nuk ka asgjë konkrete rreth albumit.

/Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *