Me rastin e 8 marsit në Maqedoni organizohet marsh për të drejtat e grave

Me rastin e 8 marsit në Maqedoni organizohet marsh për të drejtat e grave
Foto: Ilustrim

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke filluar nga ora 3 pasdite, do të fillojë marsi i pestë për të drejtat e grave para Ministrisë për Punë të Brendshme.

Nën parullën: “Një shtet që nuk vepron është një shtet që përdhunon”, në marsh do të dërgohet mesazh se gratë nuk mund të jenë të lira, ndërsa ende luftojnë për të drejtat e tyre të punës, dinjitetin dhe respektin, dhe jetojnë nën kërcënimin e dhunës dhe diskriminimi sistemik.
“Ne po marshojmë sepse një shtet që nuk vepron është një shtet që përdhunon. Ne po marshojmë në mbështetje të të gjitha viktimave të grupit kriminal “Dhoma Publike” dhe të gjitha viktimave të dhunës me bazë gjinore. Marshojmë për të kujtuar institucionet, Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike, se nuk do të ndalemi derisa të plotësojnë kërkesat tona”, thonë organizatorët e marshimit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *