Mes 78 artistësh, Viktor Zhusti fiton çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar!

Mes 78 artistësh, Viktor Zhusti fiton çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar!

Ditën e djeshme është mbajtur “Festivali i Filmit” në Irak.

Me pjesmarrës e 154 filmash nga 78 shtete të botës, aktori shqiptar, VikZhustitor  ka triumfuar duke u vlerësuar me çmimin e rëndësishëm.

Në “Slemani International Film Festival”, Zhusti u shpall si aktori më i mirë.

Vlerësimi erdhi për rolin e tij në filmin shqiptar “Delegacioni”, ku aktori interpreton personazhin kryesor, një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificën në vend që të kthehet në vegël të tyre.

Me skenar të Artan Minarollit e regji të Bujar Alimanit, filmi i metrazhit të gjatë “Delegacioni”, ka marrë çmimin “Best Feature Film” në Trieste Film Festival dhe çmimin e madh “Grand Prix” në Varshavë.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska.

/Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *