Metamorfoza: Thirrje për pjesëmarrje në Programin arsimor të bazuar në projektin – “Lufta kundër dezinformatave”

Metamorfoza: Thirrje për pjesëmarrje në Programin arsimor të bazuar në projektin – “Lufta kundër dezinformatave”

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Programit arsimor të bazuar në projektin me temë “Lufta kundër dezinformatave”, që do të mbahet nga 19 deri më 26 janar të vitit 2021. Si pjesë e programit, janë paraparë 3 seanca në datat e mëposhtme: 19, 22 dhe 26 janar, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

Përmes këtij trajnimi interaktiv, do të njoftoheni me mënyrat se si krijohen dezinformatat, si shpërndahen të njëjtat, dhe më e rëndësishmja, do të mësoni teknikat dhe mënyrat si t’u kundërviheni atyre përmes aktiviteteve konkrete dhe parandaluese siç janë:

  • Verifikimi i fakteve
  • Targetimi i audiencave
  • Krijimi i rrëfimeve pozitive
  • Ndërmarrja e hapave për mbrojte të organizatës suaj nga sulmet destruktive dezinformuese

Gjatë programit, pjesëmarrësit do të inkurajohen të krijojnë fushata reale për luftë kundër dezinformatave. Ideja më e mirë do të përkrahet financiarisht për implementim.

Programi udhëhiqet nga Elida Zylbeari, gazetare dhe redaktore me përvojë disavjeçare. Ajo është udhëheqëse e projekteve në Fondacionin Metamorfozis, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit dhe përforcimin e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit dhe ka magjistruar në drejtimin Diplomaci në UEJL në Maqedoni. Nga viti 2012, ajo është kryeredaktore e portalit informativ në gjuhën shqipe Portalb.mk. Ajo është kryeredaktore e versionit shqip të projektit për promovimin e shkathtësive mediatike elementare “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink”. Ka qenë anëtare e bordit në Këshillin e Etikës të Mediave në Maqedoni. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte kryeredaktore e projektit “Shërbim i verifikimit të fakteve në mediat në gjuhën shqipe”.
Nga viti 2009 është gazetare aktive, verifikuese e fakteve dhe trajnere. Merr pjesë si paneliste në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për çështjet që lidhen me lirinë e fjalës dhe medias, shkathtësitë mediatike, gazetarinë digjitale dhe hulumtuese, qeverisjen e mirë dhe transparencën

Numri maksimal i pjesëmarrësve: 15

Gjuha e punës: shqip dhe anglisht.Për t’u regjistruar online në këtë trajnim, më së voni deri më 18 janar 2021 duhet të plotësoni formularin NË KËTË LINK.Për informacione në lidhje me programin ndiqni linkun.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *