Drejtoresha e Gjimnazit 7 Marsi në Tetovë Miqerem Rizai Memedi , ka marrë një mandat të dytë për ta drejtuar këtë institucion të mesëm informon Tetovasot.
Puna e saj e shkëlqyer që ka bërë që nga themelimi i këtij gjimnazi para më pak se gjashtë vitesh ka bërë që asaj ti besohet një tjetër mandat.
Miqerem Rizai Memedi në mandatin e parë e ngriti bashkë me një ekip të shkëlqyer dhe mësimdhënësit këtë shkollë në njërin ndër qendrat e mesme më të sukseshme në Tetovë dhe jo vetëm.Ajo e mori drejtimin në një kohë të vështirë kur ky institucion thuajse nuk kishte kushtet më elementare por e shndërroi atë në shkollën më moderne dhe më plot suksese të shumta përfshirë edhe pjesën e investimeve të shumta .Kjo e mbështetur edhe nga Komuna e Tetovës në çdo aspekt.
Shkolla tashmë ka të gjitha kushtet përfshirë kabinetet,klasat që i janë nënshtruar para pak ditësh një rinovimi të tërësishëm duke filluar nga dyshemetë ,bankat,dyert e reja deri tek lyerja e gjithë shkollës si dhe pajisjet e teknoligjisë për një mësim kualitativ .
Drejtoresha tha se mandati i dytë është një sfidë tjetër për të por ajo premtoi se do bëjë të pamundurën që gjërat të shkojnë mbarë si deri tani përfshirë edhe bashkëpunimin me gjithë stafin e këtij institucioni.