Mirel Josa Merr Drejtimin E Shkëndijës!?

Mirel Josa Merr Drejtimin E Shkëndijës!?

Trajneri i mirënjohur nga Shqipëria, Mirel Josa, shihet si një ndër kandidatët e mundshëm, për të marrë timonin e Shkëndijës. Strategu 56-vjeçar pak ditë më parë u shkarkua nga drejtuesit e Prishtinës, ndërsa të njëjtën gjë te Shkëndija përjetoi edhe trajneri më i suksesshëm në historikun e skuadrës tetovare, Qatip Osmani, shkruan “infOSport.mk”.

Josa vlerësohet te “kuqezinjtë” për eksperiencën që ka krijuar në skuadra të ndryshme, veçanërisht në Kupat e Europës me Skënderbeun e Korçës.

Shkëndija për momentin po drejtohet nga trajneri tetovar, Erhan Selimi, mirëpo njëkohësisht po kërkon një “usta” të vërtetë, duke pasur parasysh se ambiciet e presidencës “kuqezi” janë maksimale, jo vetëm brenda kufijve shtetërorë.

Josa në krye të Prishtinës qëndroi për dy sezone (2017-2019), ndërsa më herët, me shumë sukses kishte drejtuar Tiranën, Skënderbeun, Vllazninë e Shkodrës, Shkumbinin dhe Teutën.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *