Momentet Më Të Mira Nga Fitorja E Shkëndijës Ndaj Nome Kalju (VIDEO)

Momentet Më Të Mira Nga Fitorja E Shkëndijës Ndaj Nome Kalju (VIDEO)

Shkëndija të martën zhvilloi ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian kundër Nome Kalju, ndaj së cilës në fund realizoi fitore minimale 1:0 në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani ishin skuadër më e mirë në fushë, ndërsa një gjë e tillë dha përgjigjen e duhur vetëm në minutën e 81-të, kur Agim Ibraimi përmes penaltisë shënoi golin e vetëm të këtij takimi.

Pikërisht Ibraimi në minutën e 8-të kontribuoi që Radeski të kanosej në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo goditja e tij u kontrollua mjaft mirë nga portieri vendas, Londak.

Vendosja ofenzive e “kuqezinjëve” la hapsira për kundërsulme dhe në minutën e 19-të Liliu depërton në krahun e majtë, për tu ndalur nga Zahov që mbyll me kohë portën.

Pasuan minuta të qetë gjatë të cilëve Shkëndija kontrollonte topin dhe emocionet do të riktheheshin në minutën e 33-të kur harkimi i Muratit gjen Radeskin në zonë, por fati ishte me vendasit pasi goditja e tij me kokë ndalet në traversë.

Shkëndija u kanos edhe deri në mbyllje të pjesës së parë, megjithatë rezultati mbeti i pandryshuar.

Qasjen e njejtë tanët e vijuan edhe në të dytën, kur pas dy rrëzimeve të pa sanksionuara në zonë të Radeskit dhe Besart  Ibraimit, ky i fundit në minutën e 52-të do të kanosej nga gjuajtja e lirë që largohet në këndore nga gardiani vendas.

Pak më vonë e majta e Radeskit s’kishte saktësinë e duhur, kur sulmuesi u gjet në shans ideal. Takimi ngjante në trafik njëkahësh, pasi vendasit qëndronin statik të tërhequr në pjesën e tyre, ndërsa Shkëndija kërkonte mënyrë për të kaluar defanzivën e ngjeshur të rivalit.

Në kushte të tilla kanosjet më serioze do të vinin nga ndërprerjet dhe në minutën e 61 sërish Besart Ibraimi i afrohet golit nga gjuajtja e lirë por e djathta e tij shkon skaj portës.

Vetëm shtatë minuta më vonë ishte rradha të provojë nga goditja standarde Ibraimi tjetër, por e majta e Agimit kalon ngjitur me traversën.

Dominimi nuk mund të kalonte pa dhënë rezultat dhe Shkëndija do të gjente epërsinë 9-të minuta para fundit. Valmir Nafiu në depërtim dhe lojë me dorë brenda zonë nga mbrojtësi vendas, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Agim Ibraimi që sjell epërsi 1:0.

Nomme Kalju duhej të pranonte gol që më në fund të tregojë apetite sulmuese, mirëpo në nivel ishte mbrojtja “kuqezi” që nuk lejoi rivalin të sillte ndonjë rrezik më serioz.

Shkëndija në minutat e fundit mundej të gjejë golin e dytë kur fillimisht në të 89-ën Nafiu depërtoi në pjesën kundërshtare, mirëpo gëzimin i’a shkurtoi portieri vendas.

Në kohën shtesë e djathta e Imerit ndalet me shumë mund nga Londak, ndërsa në vazhdim Nafiu çon topin jashta kuadrantit.

Në fund sfida mbyllet me shifrat 0:1 dhe kuqezinjtë marrin epërsi minimale para ndeshjes së kthimit të martën e ardhshme në Shkup në arenën “Todor Proeski”.

NOMME KALJU-SHKËNDIJA 0:1 (0:0)
Stadiumi: Kadrioru Staadion në Talin
Shikues: 1 640
Arbitër: Donald Robertson (Skoci)
Golashënues: A. Ibraimi 81′ (Shkëndija)
NOMME KALJU: Londak, Markovych, Avilov, Ugge, Kulinitsh, Subbotin, Alidor, Paur, Kirss (Volkov 58′), Mashitshev (Klein 76′), Liliu.
Trajner: Roman Kozhukhovskyi
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Musliu, Mici, Alimi (c), Husmani, A. Ibraimi (Imeri 90′), Totre (Zejnullai 85′), Radeski, B. Ibraimi (Nafiu 77′).
Trajner: Qatip Osmani

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *