Mourinho: Këshillë për kolegët që nuk duan të luajnë

Mourinho: Këshillë për kolegët që nuk duan të luajnë

Në Angli debati për rifillimin apo jo të Premier Leagues po bëhet gjithnjë e më i zjarrtë, ndonëse qeveria angleze dhe Federata e Futbollit kanë dhënë miratimin që skuadrat të zbresin në fushë që prej fillimit të muajit qershor dhe tani ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm data, transmeton SS.

Megjithatë numri i skeptikëve për të rinisur kampionatin është i shumtë dhe është rritur edhe më, pasi trajnerëve dhe futbollistëve u është kërkuar të firmosin një deklaratë se marrin përsipër riskun që ndonjë prej familjarëve mund t’u sëmuret nga Covid-19.

Por në një video-konferencë me të gjithë trajnerët e klubeve të kampionatit anglez, ka qenë portugezi Jose Mourinho ai që ka kritikuar më ashpër zërat kundër vazhdimit të sezonit, duke u kujtuar se këtë fundjavë do të rinisë Bundesliga.

“Nëse nuk doni të luani, rrini në shtëpi dhe shikoni Bundesligën”, ka deklaruar Mourinho, ndërsa fjalët e tij kanë bërë që të përfundojë në kopertinat e mediave angleze, por tekniku portugez ka një tjetër shqetësim.

A ka shtuar se është pro vazhdimit të kampionatit, por jo kaq shpejt sa duan ta bëjnë këtë Premier League dhe Federata Angleze, sepse ndërprerja për më shumë se dy muaj, nuk është e lehtë të rikuperohet brenda 3-4 javësh.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë për ndërprerjen përfundimtare të futbollit, thjesht kam kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur. Futbollistët kanë më tepër se dy muaj pa aktivitet dhe me një stërvitje skarco si kjo që po bëjmë, duke ruajtur distancimin social, do të jetë e pamundur të rikuperojmë formën brenda 2-3 javëve. Thjesht kam kërkuar më shumë kohë për përgatitjen”, tha tekniku i Tottenhamit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *