Mozzik bën postime befasuese pas ndarjes nga Loredana – e quan të pabesë?

Mozzik bën postime befasuese pas ndarjes nga Loredana – e quan të pabesë?

Mozzik ka bërë disa postime që kanë befasuar ndjekësit e tij.

Gjatë këtyre ditëve sikur është duke u konfirmuar se çifti shumë i përfolur, Mozzik dhe Loredana, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Megjithëse të gjithë menduan se ata do t’i përballojnë çdo gjëje. Sidomos pas lindjes së vajzës dhe skandalit me mashtrim të Loredanës në Zvicër, ku Mozzik i qëndroi afër në çdo hap, ata nuk ia dolën.

Por, tani duket se ka ndodhur diçka më e madhe me çiftin.

Sipas disa postimeve që ka bërë Mozzik, fansat kanë filluar të aludojnë se ai ia dedikon këto fjalë pikërisht Loredanës.

Mozzik shkruan për ‘pabesinë’ dhe për njerëzit që shtiren.

“Unë jam shuumë i mirë dhe i sjellshëm derisa të ngatërrohesh me besnikërinë time”, shkruan ai në njërën nga fotot, ku shihet edhe vet duke pozuar para një ndërtese.

Ndërsa në postimin ka postuar një thënie që thotë: “Njerëzit fallco nuk më surprizojnë më, ata besnikë po”.

Megjithëse nuk është konfirmuar as ndarja, e as ‘pabesia’ nga ana e Loredanës, këto postimet të Mozzik pikërisht një ditë pasi festoi ditëlindjen padyshim ka të bëjë me dikë shumë të afërt me të./Gazeta Express/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *