MPB: Arrestohen tetë persona të dyshuar për terrorizëm

MPB: Arrestohen tetë persona të dyshuar për terrorizëm
Foto: Iliria News Agency

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 8 persona nga Shkupi dhe Kumanova, të cilët dyshohen për terrorizëm. Nëpërmjet një komunikate nga kjo ministri thanë se, Reparti për shkatërrimin e krimit serioz dhe të organizuar- Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizëm në koordinim me Agjencinë për Siguri Nacionale, Repartin për operacione speciale policore nën përkujdesjen e Prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion pas hetimit disa mujor më 27.12.2020 ka arrestuar tetë anëtarë të një organizate terroriste, transmeton Portalb.mk. 

Më tej thuhet se, në bazë të bastisjeve të shtëpi dhe në hapësira tjera të lëshuara nga gjykatësi përgjegjës nga Gjykata penale Shkup, janë bërë bastisje në tetë lokacione, prej të cilave pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, ku janë gjetur dhe privuar nga liria të gjithë tetë personat

“Më 27.12.2020 nga ana e Repartit për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz i ka dorëzuar Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit padi penale kundër B.F (32), B.G. (27) dhe J.K. (25) nga Shkupi dhe I.M. (22), D.A. (21), R.A. (31) , S.I. (31) dhe A.S. (21) nga Kumanova për vepër të kryer penale “organizatë terroriste” i parashikuar dhe e dënuar sipas nenit 394 – a paragrafi 2 nga Kodi Penal. Ndryshe, B.A. nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste në të cilën përpos dy të arrestuarit paraprakisht V.A. dhe E.L. kanë qenë anëtar edhe personat e arrestuar tani, në baza të matricës ideologjike të organizatës terroriste ISIS për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrim të objekteve publike, me qëllim që të krijohet ndjenjë e pasigurisë apo frikë te qytetarët. Për realizimin e atij qëllimi, anëtarët e grupit kanë marrë disa veprime përgatitëse, kanë siguruar mjete financiare dhe janë furnizuar me armë, municion, pajisje ushtarake, kanë përpunuar eksploziv improvizues dhe më pas kanë realizuar prova dhe aktivizim të eksplozivëve improvizues dhe armët që i kanë furnizuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *