MPB: Brenda 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 190 shoferë

MPB: Brenda 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 190 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë sanksionuar 190 shoferë. Për drejtim të makinës pa patent shoferi janë sanksionuar 24 persona, 13 për drejtim të makinës pa regjistrim, 7 për automjete teknikisht të parregullta si dhe 17 sanksione për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes, transmeton Alsat.

MPB gjithashtu shton se për kalim në sinjal për ndalim, respektivisht në semafor të kuq janë sanksionuar 11 persona, 56 sanksione janë vendosur për parkim të parregullt kurse 51 makina janë larguar me ndihmën e karrotecit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *