Multikultura implementon kampanjën online për informimin e qytetarëve të Komunës së Zhelinës për mundësitë e shfrytëzimit të ndihmës juridike

Multikultura implementon kampanjën online për informimin e qytetarëve të Komunës së Zhelinës për mundësitë e shfrytëzimit të ndihmës juridike

Korrupsioni është një sfidë e rëndësishme e shoqërisë bashkëkohore. Korrupsioni paraqitet në forma të ndryshme, nga dhënia e ryshfetit zyrtarëve deri te keqpërdorimi i pushtetit publik nga zyrtarët për përfitime personale. Por, si çdo probem edhe ky mund të zgjidhet, nëse qytetarët kërkojnë dhe insistojnë që ligjet të vlejnë njëjtë për të gjithë.

Shoqata Multikultura në kuadër të aktivitetit “Për komunë pa korrupsion” implementon kampanjën online për informimin e qytetarëve të Komunës së Zhelinës për mundësitë e shfrytëzimit të ndihmës juridike, me qëllim që qytetarët më lehtë të paraqesin raste të korrupsionit dhe konfliktit të interest në komunën e tyre.

Aktiviteti “Për komunë pa korrupsion” financohet nga Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID), në kuadër të projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *