Multimilioneri, 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: Nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes?

Multimilioneri, 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: Nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes?
Foto: Florida Politics

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vd ekjes?

Robert Bigelow, 75 vjeç, i cili është pronari i “Budget Suites” në Amerikë, në muajin qershor themeloi Institutin Bigeloë për studimin e vetëdijes.

Ai njoftoi një konkurs ku shkencëtarët që do të marrin pjesë duhet të jenë të informuar mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes.

Përgjigjet do të shqyrtohen me kujdes nga një grup shkencëtarësh të mjekësisë dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *