Në 24 orë janë shtruar 36 pacientë në qendrat e kovidit në Shkup, gjithsej trajtohen 482

Në 24 orë janë shtruar 36 pacientë në qendrat e kovidit në Shkup, gjithsej trajtohen 482
Foto: A2 CNN

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 482 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej nëntë pranime edhe atë katër pacientë janë shtruar në Klinikën e Nefrologjisë dhe nga një pacient në Institutin për TBC dhe ORL, në Klinikën e Syrit, në Neurologji dhe në  Gastroenterohepatologji.

Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori”  ka pasur 15  pranime të reja të pacientëve.  Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë shtruar 12 të sëmurë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë lëshuar 40 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid – qendrën trajtohen 27 pacientë,  në Klinikën e Neurologjisë 30 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 44 pacientë me simptoma të virusit korona, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 26 pacientë, në  Klinikën e Sëmundjeve të syrit 17 pacientë, dhe në ORL 23 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë 23 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 104 të infektuar, në Kliniken për Sëmundje Infektive janë shtruar 147 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive në Kozle ka 41 pacientë.

Gjithsej 482 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orën 8 ka pasur rreth 40 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet për sëmundje infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *