Në Suedi është hapur hoteli i akullit për vitin 2021

Në Suedi është hapur hoteli i akullit për vitin 2021
Foto: Good Housekeeping I

Janë publikuar fotot e para nga Hoteli i Akullt për vitin 2021. Hoteli i veçantë ndodhet në Suedi dhe çdo vit ai ndërtohet nga e para duke përdorur vetëm borë dhe akull nga fshati Jukkasjarvi, aty ku kalon Lumi Torne.

Ky hotel do të qëndrojë i hapur deri në prill të vitit 2021, atëherë kur nis edhe shkrirja e akullit.

I hapur në vitin 1989, hoteli i akullt bëri të mundur që zona e Laplandit në Suedi të shndërrohej në një destinacion turistik për të gjithë vitin. Fakti që gjithçka është e shkrirë çdo pranverë lejon arkitektët t’i japin forma të ndryshme dhomave, por edhe ambienteve të përbashkëta, si barit dhe restorantit. Në total, për të krijuar këtë hotel përdoren 1.000 blloqe akulli, secili me peshë prej 2,5 tonësh, shkruan a2news.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *