Në Tetovë është vendosur “Policia e trafikut” para çdo shkolle fillore

Në Tetovë është vendosur “Policia e trafikut” para çdo shkolle fillore

Sinjalizimi i dobët i vendkalimeve për këmbësorë në zonat shkollore dhe parkimi në trotuare ose vendkalime për këmbësorë, pengojnë lëvizjen e fëmijëve dhe i drejtojnë fëmijët të ecin në rrugë dhe trotuar. Në këtë mënyrë, në fakt, drejtpërdrejtë rrezikohet siguria e fëmijëve në trafik. Gjithashtu, parkimi jo i rregullt i bën fëmijët të padukshëm midis automjeteve dhe kalimi i tyre në rrugë e bën atë jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Prandaj, grupi joformal i aktivistëve “Revolucioni i qetë” zhvilloi një akcion tjetër, kushtuar pyetjes – si të rregullojmë trafikun para shkollave?
Sot, nxënësit nga shkollat ​​fillore në Tetovë, në bashkëpunim me “policinë e trafikut” mësuan të kalojnë nëpër zonat e këmbësorëve që janë përpara shkollës së tyre. Policët e improvizuar, me mesazhin “Unë jam polici që kujdesem për sigurinë e fëmijëve në rrugë” u vendosën para të gjitha shkollave fillore në Tetovë.
Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.
Aksioni “Policia e trafikut” para çdo shkolle fillore në Tetovë është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *