Nga 26 nëntori do të bëhet pagesa e pensionistëve

Nga 26 nëntori do të bëhet pagesa e pensionistëve

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për pagesën e pensioneve për muajin nëntor të vitit 2020 dhe e obligoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor më së voni deri nesër t’i dorëzojë të dhënat për pensionet deri tek bankat afariste.

“Bankat afariste përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave do të sigurojnë pagesë në të gatshme të pensioneve për klientët të cilët nuk kanë kartela, në katër grupe sipas orarit në vijim të përbërë sipas vlerës së pensionit: për pensionet me vlerë deri në 11.000 denarë pagesa do të bëhet më 26 nëntor – e enjte, për pensionet me vlerë prej 11.001-14.000 denarë pagesa do të kryhet më 27 nëntor – e premte, për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000, pagesa do të bëhet më 30 nëntor – e hënë dhe për pensionet me vlerë prej mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 1 dhjetor – e martë”, kumtoi Qeveria.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *