Nga sëmundjet e zemrës vitin e kaluar kanë ndërruar jetë më shumë pacientë, sesa këtë vit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga sëmundjet e zemrës vitin e kaluar kanë ndërruar jetë më shumë pacientë, sesa këtë vit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Foto: ADDitude

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vitin e kaluar (2019) kanë ndërruar jetë 10.586 persona, që është për 6.6 herë më shumë se numri i të vdekurve këtë vit nga COVID-19.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, tregojnë se vitin e kaluar nga kanceri kanë ndërruar jetë 3.785, që është për 2.3 tre herë më shumë se nga COVID-10 këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E njëjta statistikë tregon se vitin e kaluar nga diabeti jetën e kanë humbur 948 persona, ose 1.6 herë më pak se këtë vit nga coronavirusi.

Statistikat zyrtare për shkaktarët e vdekjeve për vitin 2020 akoma nuk janë publikuar, ndërsa nga Enti thonë se do këto statistika do të bëhen të ditura në qershor të vitit 2021. Për këtë arsye është e pamundur të bëhen krahasime me vdekshmërinë nga COVID-19 dhe numrat e saktë të vdekjeve nga shkaqe tjera.

Nëse bëhet llogaritje me përqindje të të vdekurve nga COVID-19, prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve në Maqedoni kanë ndërruar jetë 2.8%. Gjegjësisht, nga 57.541 të infektuar, jetën e kanë humbur 1.600 pacientë. Kjo përqindje është ndër më të lartat nga vendet e rajonit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *