Ngjyra më e famshme e këtij dimri është kjo: Gati për ndryshim?

Ngjyra më e famshme e këtij dimri është kjo: Gati për ndryshim?

Janë disa gjëra që ne i presim gjithnjë me ardhjen e dimrit: çizmet e ngrohta, pulovrat, palltot, por mbi të gjitha një ngjyrë të re flokësh. Flokë të reja që duken të shëndetshme, që bëjnë kontrast me xhaketën e lëkurës dhe bien në sy që prej shumë metrash larg.

Nëse po kërkoni këtë, jini të vëmendshëm: flokët në ngjyrë vanilje me nuancë lejla janë kolori që do ta dashuroni këtë dimër.


Në fakt, me të drejtë do të mendoni se stina e ftohtë është për flokë të errët, për t’ju përshtatur edhe gjendjes së dimrit, por jo.
Kjo ngjyrë gati magjike ka rezultate fantastike, aq më tepër nëse modeli i juaj i flokëve është bob. Rrënjët mund të jenë të errëta dhe shkëlqimi nuk humbet.”

/Gazeta Monitor/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *