Një 9 vjeçar kryeson në listën e personava më të paguar të You Toube për 2020

Një 9 vjeçar kryeson në listën e personava më të paguar të You Toube për 2020
Foto: PNGitem

Ryan Kaji, nga Teksasi është një djalë 9 vjeç dhe është ai që kryeson në listën e personave më të paguar të YouTube për vitin 2020, sipas një liste të publikuar nga Forbes.

Ai ka arritur të fitojë plot 29.5 milionë dollarë këtë vit. Kanali i tij në YouTube, i quajtur ‘Ryan World’ ka rreth 41.7 milionë subscribers.

“Ai është i famshëm për të ashtuquajturat video unboxing, në të cilat bën revew për lodra të ndryshme. I vogli ka një linjë me lodra, çanta shpine, pastë dhëmbësh, etj- në Target, Amazon dhe Walmart nga të cilat fitoi 200 milionë dollarë vitin e fundit.”-shkruan Forbes.

Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, shpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Sakaq, nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *