Një djalë në Keni zbulon makinën për larjen e duarve pa prekur asgjë

Një djalë në Keni zbulon makinën për larjen e duarve pa prekur asgjë

Një djalosh 9 vjeç nga Kenia është shpërblyer nga presidenti i këtij shteti për krijimin e një makine për larjen e duarve e cila është e dizajnuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Stephen Wamukota, 9 vjeç, ishte në mesin e 68 njerëzve të cilët u shpërblyen me Urdhrin Presidencial të Shërbimit, si mirënjohje e shërbimit ndaj shtetit të Kenisë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Presidenti i Kenisë, Uhuru Kenyatta tha se djaloshi ishte zgjedhur për mirënjohje për shkak zbulimit dhe ndërtimit të makinës për larje të duarve të cilën nuk duhet prekur fare.

Zbulimi i djaloshit përdoret me anë të pedalës që preket me këmbë, dhe që mundëson rrjedhjen e ujit dhe sapunit pa nevojën për të prekur asgjë.

Djaloshi ishte frymëzuar për këtë inovacion, duke parë se sa vështirë e kishin të tjerët që të lanin duart, pa prekur sipërfaqe të ishin prekur paraprakisht.

Djaloshi, i cili kishte ndërtuar makinën me babanë e tij, tha se ndërtimi kishte kushtuar më pak se 30 dollarë në materiale.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *