Një festival evropian jo gjeopolitik

Një festival evropian jo gjeopolitik

Në finalen e festivalit më të madh evropian  të këngës  fiton balada “Arcade” e Duncan Laurence. Ndërsa Shqipëria votohet me pikët minimale nga fqinjët, duke u renditur e 18-ta. Ja pse spanjollët “bombarduan” rrjetin me komente për Maliqin

Quhet Duncan Laurence, është 25 vjeç dhe u bë i njohur nga publiku duke marrë pjesë në edicionin e pestë të “The Voice of Holland”, ku mbërriti deri në gjysmëfinale. Me baladën “Arcade, i shoqëruar me fare pak efekte speciale, duke perfomuar në piano, është ai fituesi i edicionit të 64-të të Eurosong. Në finalen përfundimtare është renditur i dyti italiani Mahmood me “Soldi”, rusi Sergej Lararev me “Scream” dhe zvicerani Luca Hänni me “She got me”.

Fitorja e holandezit Laurence me siguri që nuk ka befasuar ndjekësit e këtij festivali, pasi emri i tij lakohej si fitues i mundshëm prej më shumë se një jave. Ajo që dje ka surprizuar është rrjedha e ndarjes së pikëve deri në “kurorëzimin” e tij. Në fund të gjykimeve të jurive profesionale të çdo shteti Laurence ishte i renditur në vendin e tretë, paraprihej nga Zvicra dhe nga Maqedonia e Veriut. Ajo që e ndryshoi krejtësisht situatën ishte televotimi, që renditi të parën Holandën, e cila u pasua nga Italia e mandej Rusia. Ndërsa Zvicra u rendit në vendin e 8 gjatë verdikteve të para, ndërsa në finale e 4-ta.

Edhe një tjetër shqiptare, si e ftuar

Gjatë mbrëmjes së 18 majit, që edhe pse e gjatë, u mbajt në Eurosong 2019 një ritëm i mirë, ku nuk munguan as të ftuarit. Një kombinim simpatik, që përfshiu disa ish-pjesëmarrës të edicioneve të kaluara si; Conchita Wurst, Mans Zelmerlow,  Verka Serduchka dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, të cilët interpretuan këngë jo të tyre.

Stonaturat e Madonna-s dhe mesazhi për paqe

Momenti i shumëpritur nga publiku ishte padyshim performanca e Madonna-s. E megjithatë, ashtu siç edhe kritika është shprehur, interpretimi i saj u shoqërua nga disa stonatuara të dukshme. Ndërsa përsa i përket skenografisë, ajo mundi të japë një mesazh të fortë. Pasi balerinët që kërcenin me të mbanin mbi supe flamujt e Izraelit dhe Palestinës, në një ftesë të trajtuar me kujdes për paqe.

Konkuzioni

Mund të thuhet se ky edicion i Tel Aviv ishte mjaft interesant: nuk pati të reja speciale në aspektin artistik (por që me siguri tanimë është bërë e qartë se nuk është kjo skena nga duhen pritur), por as teprime, që të lënë një shije të hidhur siç ka ndodhur gjatë edicioneve të së shkuarës. Ndërsa përsa i përket profilit muzikor e skenografik, shumica e propozimeve ishte mbi mesataren, e disa prej tyre ishin shkëlqyeshëm. Një show i mirë televiziv me pak fjalë, që takimin e ardhshëm e ka vitin tjetër në Holandë.

Spanjollët për Maliqin: Ngjason tepër me…

Përveç vokalit dhe performancës së Jonida Maliqit, që është komentuar pozitivisht edhe nga faqja zyrtare e  Eurosong, ajo që ka tërhequr vëmendjen tek spanjollët është ngjashmëria e këngëtares sonë me një emër të njohur të muzikës spanjolle. Për këtë ka shkruar deri edhe “Huffingtonpost” në një artikull dedikuar Malqit, ku përmendet fakti se ajo ngjason në mënyrë të pabesueshme me këngëtaren e tyre Isabel Pantoja (gjithashtu aktore). Duke qenë se Pantoja ka marrë pjesë në një seri televizive  të quajtur “Supervivientes”, shumë prej fansave të saj shkruajnë: “Pantoja braktis Supervivientes për t’u bërë pjesë e Eurosong”…

Votat shqiptare

Kënga e Rusisë në Eurovision ishte më e votuara nga publiku në Shqipëri në finalen e së dielës. Në finale, këtë herë Shqipëria në fund mori 90 pikë me “Ktheju Tokës” të Jonida Maliqit. Pas gjithë garës, Eurovisioni ka publikuar votat e secilit shtet me juri dhe nga publiku. Teksa votat e jurisë ishin publike me Maqedoninë e Veriut që mori maksimumin prej 12 pikësh, votat e publikut në maksimum shkuan për Rusinë dhe Sergey Lazarev me “Scream”. Juria e votoi me 10 pikë Zvicrën, ndërsa publiku San Marinon. Në vend të tretë te juria ishte Azerbajxhani, ndërsa te publiku Italia. Më tej juria votoi në rend zbritës me vota nga 7 deri në 1 pwrkatësisht për Qipron, Suedinë, Italinë, Greqinë, Francën, Australinë dhe Rusinë. Ndërkohë votat e publikut me po këtë rend ishin për Holandën, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Zvicrën, Azerbajxhanin, Greqinë dhe Australinë.

/Shekulli/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *