Një sfilatë magjike në Tiranë: personazhe VIP dhe një histori e veçantë dashurie!

Një sfilatë magjike në Tiranë: personazhe VIP dhe një histori e veçantë dashurie!

Nëse mbrëmjen e djeshme keni parë disa drita vezulluese në Tiranë, dijeni që ishin pjesë e një bote çudirash. Geraldina Sposa organizoi sfilatën e përvitshme të fustaneve të nusërisë, që gjithnjë kanë sjellë një standard tjetër. Entuziazmi i të ftuarve tregoi shumë që në javën përpara se të fillonte eventi.

Marcela Lati dhe Armand Peza kishin kuruar çdo gjë në detaje dhe gjithçka nis me një “Pandeh se jam e çmendur?”

Edhe këtë vit, modelet e zgjedhura nga Geraldina ishin vajzat e njohura të showbizit shqiptar, së bashku me nuset e vërteta ndër vite. Përshtatur me karakterin e secilës vajzë, secili fustan përcolli hijeshi dhe elegancë. Sido qofshin shijet tuaja, në atë sfilatë mund ta gjeje.

Andresa, Vilma Masha, Jona Spahiu, Adrola Dushi, Krista Merkoci, Viola Spiro, Sara Kolami, Venera Lumani, Dojna Mema, Dea Mishel Hoxha ishin disa prej vajzave, që ndoshta pak më shumë se të tjerët përjetuan ëndrrën magjike të fustanit të bardhë.

Por surpriza më emocionuese për të ftuarit ishte historia e veçantë e dashurisë së Kristinës dhe Qamilit. Nën rrëfimin e Ardit Gjebreas, u kthyem pas në kohë kur të rinj ata u dashuruan, por ishte një dashuri e pamundur. Familja ishte bërë pengesë që ata të mos ishin bashkë. Vazhduan jetën të ndarë me zhvillime të reja, me dashuri e martesa, por mesa duket gjithnjë me kokën pas. Dhe në fund, pas 50 vitesh rigjetën sërish njëri-tjetrin dhe realizuan përrallën me fund të lumtur të jetës së tyre.

E me të gjithë këta përbërës, kupton se Geraldina Sposa nuk ofron vetëm fustane e sfilata. Ajo ofron përkushtim, kujdes, vëmendje, çdo gjë të kuruar në detaje dhe në fund me një prekje magjike. /Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *