Njeriu më i pasur i botës jep 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimaterike

Njeriu më i pasur i botës jep 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimaterike

Bosi i Amazon Jeff Bezos dha 10 miliardë dollarë për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimaterike.

Njeriu më i pasur në botë tha se paratë e tij do të shkojnë për të financuar shkencëtarët, aktivistët dhe grupe të tjera që mbështesin këtë kauzë.

Në llogarinë e tij në Instagram Bezos tha se paratë do ti shpërndajë që nga vera e këtij viti. Pasuria e Bezos përllogaritet në 130 miliardë dollarë dhe dhurimi që bën është 8% e saj.

Shumë punonjës të Amazon i kanë bërë thirrje të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimaterike ndërsa shumë prej stafit kanë dalë edhe publikisht.

Bezos gjithashtu financon programin hapësinor Blue Origin. Krahasuar me miliarderë të tjerë, filantropia e Bezos ka qenë e kufizuar. Dhurimi i tij më i madh ishte 2 miliardë dollarë në 2018-ën për të financuar të pastrehët dhe shkollat.

Kompania e tij ka zbuluar një plan gjithashtu për tu bërë “negative ndaj karbonit” deri në 2030. /PCWorld Albanian/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *