Njihuni me çiftin që po zhvillojnë vaksinën kundër Covid 19

Njihuni me çiftin që po zhvillojnë vaksinën kundër Covid 19

Ugur Sahin dhe Oezlem Tuereci janë personat që po zhvillojnë vaksinën me 90 për qind efikasitet kundër Covid-19, që mund të shpëtojë botën.

Bashkëshortët me origjinë turke janë pas vaksinës së njoftuar ditën e djeshme nga Pfizer dhe BioNTech.

55-vjeçari Sahin është shefi ekzekutiv i një firme gjermane të bioteknologjisë, ndërsa gruaja e tij, 53-vjeçarja Tuereci, është anëtare e bordit drejtues të BioNTech.

I lindur në Turqi, Sahin është rritur në Gjermani, ku prindërit e tij kanë punuar në një fabrikë të Fordit. Pas trajnimit për doktor, Sahin u bë profesor dhe kërkues shkencor me fokus imunoterapinë. Ai ka punuar në Këln dhe Hamburg, ku takoi gruan e tij të sotme, e cila ishte në hapat e para të karrierës akademike.

Tuereci, vajza e një fizikanti turk që emigroi në Gjermani, ka thënë në një intervistë të mëparshme se ajo dhe burri i saj kanë një pasion aq të madh për shkencën, sa edhe në ditën e martesës së tyre, të dy gjetën kohë për të punuar disa orë në laborator.

Sipas gazetës gjermane, “Welt am Sonntag”, Sahin dhe Yuerece janë në mes të 100 gjermanëve më të pasur./tvkoha/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *