Njoftim për ndihmë juridike pa pagesë Klinika juridike “Pro bona” – Fakulteti juridik – Universiteti i Evropës Juglindore

Njoftim për ndihmë juridike pa pagesë  Klinika juridike “Pro bona” – Fakulteti juridik – Universiteti i Evropës Juglindore
Foto: South East European University

Njoftohen të gjithë qytetarët se nga data 1 Mars 2021 Klinika juridike “Pro bona” në kuadër të Fakultetit juridik të Universitetit të Evropës Juglindore do të jetë e hapur për të gjitha grupet e margjinalizuara dhe për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe këshilla juridike pa pagesë e të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë bazuar në dispozitat e Ligjit për ndihmë juridike falas.

Klinika do të jetë e hapur sipas këtij orari: e Hënë ( 10:00-12:00), e Mërkurë (13:00-15:00) dhe e Premte (11:00-14:00). Klinika juridike “Pro bona” gjendet në kampusin e Universitetit te Evropës Juglindore (objekti 803.01) dhe do të punojë me prezencë fizike duke respektuar masat e nevojshme për parandalim dhe mbrojtje nga Covid-19. Palët të cilat nuk do të mund të drejtohen fizikisht në Klinikën juridike mund të na dërgojnë e- mail në legalclinicprobono@seeu.edu.mk

Qytetarët e interesuar nga Tetova dhe Gostivari e të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë, do ti drejtohen asistentit te Klinkës juridike dhe çështja do të bartet tek stafi i Fakultetit juridik me qëllim që palëve tu ofrohet ndihmë dhe keshillë juridike e nevojshme. Të gjitha shërbimet që do t’i ofroj Klinika Juridike për palët e interesuara do të jenë pa pagesë! Me respekt, Stafi i Klinikës juridike “Pro bona”

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *