OBSH: Nuk ka imunitet të tufës këtë vit, pavarësisht vaksinave

OBSH: Nuk ka imunitet të tufës këtë vit, pavarësisht vaksinave
Foto: CNN.com

“Edhe kur vaksinat të fillojnë të mbrojnë më të prekshmit, ne nuk do të arrijmë asnjë nivel të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në 2021. Edhe nëse ndodh në disa vende, nuk do të mbrojë njerëzit në të gjithë botën”, tha doktoresha Swaminathan

Në një konferencë për media të hënën, Dr. Soumya Swaminathan nxiti vendet për mbajtjen e distancës shoqërore dhe maskave.

Në të njëjtën kohë, drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për “një angazhim kolektiv për të siguruar që të kryhet vaksinimet për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe individët me rrezik të lartë në të gjitha vendet brenda 100 ditëve të ardhshme”.

Ndërsa nënvizon “përparimin e pabesueshëm” të bërë nga shkencëtarët, të cilët kanë zhvilluar disa vaksina të sigurta dhe efektive kundër një virusi të ri në më pak se një vit, OBSH thekson se  do të duhet kohë për rezultate të mëdhaja./java news/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *