OEMVP: Mbi 4.000 kompani u shuan vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020

OEMVP: Mbi 4.000 kompani u shuan vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020

Pakoja e pestë e masave antikrizë të drejtohet kah likuiditeti i firmave që të mbijetojnë pas pandemisë së koronës, të bëhet hapja e sektorëve të mbyllur pjesërisht si turizmi dhe miratimi i protokolleve në përputhje me rekomandimet shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vazhdim i masës për subvencionim të pagave në vlerë prej 14.500 denarë së paku deri në muajin Mars 2021, si masa më e përshtatshme për ruajtje të vendeve të punës, rritje e fondit të Bankës Zhvillimore të RMV-së, për kreditë me norma të ulëta të interesit, importi i lëndëve të para të bëhet me 0% akcizë për kompanitë që prodhojnë, të ndahen mjete financiare për kompanitë që investojnë në digjitalizim dhe rritje të kapaciteteve teknologjike, anulimi i tatimit të fitimit deri në vitin 2022 për kompanitë të cilat janë prekur më së shumti nga pandemia, të anulohen të gjitha vendimet për suspendim dhe moratorium të planeve urbanistike nëpër komunat ku pengohen projektet e investimeve ndërtimore, të cilat arrijnë vlerë deri mbi 500 milion euro, përcjell koha.mk.

Këto janë kërkesat për rimëkëmbje ekonomike të cilat Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot do t’i dorëzojë në Qeveri, pasi paraprakisht, në konferencë për media, i publikoi para mediave.

Sipas OEMVP-së, për të rikthyer ekonominë në trajektoren normale, Qeveria në periudhën vijuese duhet ta përqendrohet në fillimin e procesit të vaksinimit kundër Kovid 19, por edhe në realizimin e shpenzimeve kapitale prej minimum 85 për qind.

Siç theksoi kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, vitin 2020 e përmbyllëm me recesion prej minus katër për qind që është rënia më e madhe ekonomike në vend që nga ekzistimi i saj. Mbi 4.000 kompani u shuan vetëm në gjashtë muajt e parë, shumica migro dhe të vogla, ndërsa janë humbur rreth 40.000 vende të punës. Tani, po përballemi edhe me cilësi të ulur të jetës për shkak të shtrenjtimit dhe rritjes së shportës konsumatore e cila arriti në 550 euro.

Ka shumë shkaqe të cilat e shkaktuan recesionin, por më të rëndësishme janë, vlerësoi Hoxha, realizimi i ulët i shpenzimeve kapitale buxhetore, ulja prej 7,9 për qind e industrisë prodhuese, rënia e konsumit, ulja e eksportit për 29,4 për qind dhe ulja e investimeve në sektorin privat.

Megjithatë, potencoi, likuiditeti i kompanive është më i rëndësishëm, për çka, pakoja e pesë duhet të drejtohet në këtë drejtim, veçanërisht për ndihmë të kompanive mikro dhe të vogla të cilat janë më të goditura nga kriza.

“Për të rikthyer ekonominë në trajektoren normale, vlerësojmë se Qeveria në periudhën vijuese duhet ta përqendrohet në fillimin e procesit të vaksinimit kundër Kovid 19, me qëllim që hapja e ekonomisë të ndodhë sa më parë dhe të jemi në një hap me vendet e rajonit dhe më gjerë, realizimi i investimeve kapitale në normë prej minimum 85%; në mënyrë që të stimulohet aktiviteti ekonomik, duke përfshi aktivitetet përcjellëse, themelimi i një fondi të veçantë për kompanitë e sektorëve më të goditur siç janë, industria prodhuese, ndërtimtaria, tregtia me shumicë etj, ulja e tarifave doganore si masë për përkrahje të përgjithshme të ekonomisë, të largohen barrierat jotarifore të cilat pengojnë këmbimin tregtar të mallrave dhe shërbimeve me shtetet fqinje, nxitje të eksportit, nëpërmjet përkrahjes së prodhuesve të orientuar në eksport, si dhe të bën promovimin e tyre nëpërmjet misioneve diplomatike të cilat do të promovojnë prodhimtarinë e vendit, qasje e targetuar e përkrahjes qeveritare ndaj kompanive vendore, transparencë në harxhimin e mjeteve buxhetore për trajtimin e pandemisë së shkaktuar nga korona”, tha kryetari i OEMVP-së.

Edhe pse ekonomia u godit në tërësi, për dallim nga sektorët tjerë, Turizmi dhe HOREKA ishin që pësuan më shumë dhe vazhdojnë të punojnë me kufizime duke iu pamundësuar të shfrytëzojnë edhe këtë sezon dimri.

“Apelojmë që Qeveria të siguron protokollet për  punë, me qëllim që këto kompani të mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre, me qëllim që të sigurojnë likuiditet dhe ruajtje të vendeve të punës, ngase ky sektor punëson mbi 30.000 persona në vend”, theksoi Hoxha.

OEMVP do të kërkojë nga Qeveria të gjejë mënyrë, të sigurojë para për masën për paga edhe për janarin sepse ky muaj, siç theksoi Hoxha, është shumë i rëndësishëm për kompanitë për shkak të kushteve të dimrit. Gjatë kësaj, qëndrim i Odës është ndihma t’u jepet direkt të punësuarve dhe të pamundësohet keqpërdorimi i punëdhënësve.

Ai sqaroi edhe se OEMVP rregullisht ka takime me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, me të cilin bisedohet për të gjitha propozimet. Sa i përket pakos së pestë të masave antikrizë, përveç kërkesave të OEMVP-së të cilat u bënë të ditura sot, do të merren, theksoi Hoxha, edhe propozimet dhe kërkesat e odave të tjera. Bashkërisht do të shqyrtohen që të miratohen masat më cilësore.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *