Olaf Scholz kandidat i mundshëm për kancelar të Gjermanisë

Olaf Scholz kandidat i mundshëm për kancelar të Gjermanisë

Ministri gjerman i Financave dhe zëvendës kancelar Olaf Scholz ka mundësi të mira që të bëhet kandidat i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë për kancelar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Shumë socialdemokratë vlerësojnë se në kohë të pasigurta është përparësi që të shkohet në garë zgjedhore me person të cilin qytetarët e njohin dhe të cilit i besojnë”, deklaroi një burim i kreut të partisë dhe grupit parlamentar të SPD-së për “Di Cajt”.

Kandidatin për kancelar e propozojnë kryetarët e partisë Saskaja Esken dhe Norbert Valter – Borjans, të cilët për propozimin do të deklarohen pas pauzës verore. Për dallim të Scholz, i cili i përket krahut konservator të SPD-së, ata e përfaqësojnë fraksionin e majtë të partisë.

Sholc në parti është kritikuar nga shumë persona sepse është i afërt me demokristianët, partneri më i madh i koalicionit në qeverinë e tanishme në qeverinë e tanishme të kancelares Angela Merkel dhe përkrahës për vazhdimin e koalicionit me CDU/CSU. Përparësia e tij është përvojë shumëvjeçare e funksioneve të ndryshme ministrore si dhe e pozicionit kryetar i Hamburgut./alsat/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *