Osmani për BBC flet rreth çështjes së bashkimit me Shqipërinë dhe problematikat tjera në vend

Osmani për BBC flet rreth çështjes së bashkimit me Shqipërinë dhe problematikat tjera në vend

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për emisionin “HARDtalk” të BBC, ndërsa e pyetur për bashkimin me Shqipërinë ka thënë Kosova është për të qëndruar dhe se për këtë mund të flasë vetëm pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës, përcjell Telegrafi.

Osmani në “HARDtalk” ka folur për disa çështje, si papunësinë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, çështjen e mosliberalizimit të vizave, çështjen e personave të pagjetur, etj.

“…Kushtetuta është e qartë… Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha…. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, u shpreh Osmani rreth çështjes së bashkimit me Shqipërinë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka folur edhe për raportet me Serbinë, duke thënë se nuk mund të para drejtësisë kriminelët e luftës.

”… E tërë bota i pa krimet e kryera nga Serbia…. Më lejoni të përmend se Serbia sot udhëhiqet nga njëri prej ish-ministrave të Millosheviqit dhe fatkeqësisht ata ende mohojnë”, tha ndër të tjera Osmani.

Osmani është përgjigjur edhe në atë se cili është dallimi i saj me politikanët e gjeneratës së vjetër.

Ajo ka thënë se ka shumë arsye, por më së shumti për shkak të konsistencës që ka shfaqur gjatë dy dekadave të fundit.

Osmani ka thënë se ndër problemet kryesore në Kosovës është krimi dhe korrupsioni, papunësia.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka folur edhe për faktin se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave.

Ajo tha përkundër asaj që janë përmbushur kriteret vendi vazhdon të mos ketë lëvizje të lirë dhe kjo ka frustruar qytetarët.

https://www.facebook.com/a68e65a1-dde6-46ee-8d7a-d1734f12c96d

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *