Më pak apo më shumë ndjekës? Ç’ndodhi me Instagramin e Loredanës pas skandalit

Më pak apo më shumë ndjekës? Ç’ndodhi me Instagramin e Loredanës pas skandalit

Më pak apo më shumë ndjekës? Ç’ndodhi me Instagramin e Loredanës pas skandalit

Deri në mars të këtij viti, Loredana numëronte 1,264,579 ndjekës në Instagram dhe renditej në vendin e 6 në listën me 10 VIP-at shqiptarë më të ndjekur në Instagram, pas Encës, Luana Vjollcës, Noizy-t, Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Sipas Likeometer.co, pas skandalit që bëri bujë në media më 7 maj, reperja humbi fillimisht 300 fansa, por në vijim shifrat u rritën orë pas ore.

24 orë më vonë, Instagrami i Loredanës u shtua me 4000 ndjekës të tjerë, pasuar nga 20,000. Momentalisht ka 1,387,504 followers.

Loredana u arrestua mbrëmjen e 7 majit pas akuzave për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje në Zvicër, ndërsa më pas u la e lirë. Të tjera akuza u ngritën për reperen, fillimisht nga një person që pretendon se është ish-shoqja dhe më pas nga avokati, emri i të cilit mendohet se është keqpërdorur nga Loredana. Për të sqaruar situatën, reperja dha një konferencë për mediat në prani të avokatëve të saj. Nëse akuzat rezultojnë të vërteta, pritet që ajo të dënohet deri në 5 vite burg.

/fax.al

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *