Palltot që i duhen çdo gruaje këtë sezon

Palltot që i duhen çdo gruaje këtë sezon

Nëntori do të vijë i freskët, me reshje shiu, e ditët me diell do u lënë vendin ditëve të zymta, me erë e shtrëngata ! Dimri i këtij viti do të jetë ndër më të ftohtët në këtë dekadë, ndaj bëni mirë të investoni në një pallto të ngrohtë, që do ju duhet ta vishni thuajse çdo ditë. Modelet e këtij sezoni kënaqin çdo shije, ndaj shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë palltot më të bukura, të cilat duket se kombinohen e vishen në çdo pjesë të ditës.

Qoftë e shkurtët apo e gjatë, palltoja e zezë duhet të jetë në çdo garderobë gruaje. Vishet me çdo gjë, në çdo moment të ditës, e rast. Në varësi të kombinimit, kjo pallto shndërrohet shpejt në sportive, klasike apo në një stil pak më casual.

Pallto animal print, për një look pak më të guximshëm.

Palltoja klasike ngjyrë bezhë është një veshje e pakohë që nuk del kurrë nga moda. Nëse doni t’i jepni pak ngjyra ditës suaj, zgjidhni tonalitetet e hapura.

Xhupi maxi-size i cili do ju mbajë jo vetëm ngrohtë, por është dhe shumë stil. E sigurtë që me këtë xhup do të tërhiqni jo pak vëmendje në rrugë.

Lëkurë nga jashtë, e pellush nga brenda, kjo xhaketë e cila vjen në ngjyra të ndryshme, është një must këtë sezon për të gjitha vajzat e apasionuara pas modës. Nëse në garderobë nuk ju mungojnë palltot klasike, është koha të bëni tuajën këtë xhaketë.

Pallto Teddy-Bear në ngjyra të ndryshme. Kjo veshje ishte IN edhe vitin e shkuar e as këtë sezon nuk doli nga moda.

/medial.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *