Pamjet e para të ‘Mercedes S’ të vitit 2020

Pamjet e para të ‘Mercedes S’ të vitit 2020

Pamjet e një koncepti të maskuar të një automjeti të ri të klasës S janë publikuar së fundmi në internet, nëpërmjet një videoje.

Videoja nuk zbulon shumë, duke pasur parasysh se makina është e “kamufluar” tërësisht, por është një konfirmim se Mercedes tashmë është duke u përgatitur për pasardhësin e Mercedes S, transmeton lajmi.net.

Edhe pse supozohet se seria S do të bëjë evolucionin e modelit aktual me dizajnin e saj, disa zgjidhje të reja të stilit ende po spekulohen rreth dyerve.

Megjithatë, përparimi më i madh pritet të ndodh në fushën e asistencës së shoferit dhe ngasjes gjysmë autonome.

Makina është e pajisur me një motor V8 me motor turbo 4.0 litra, fuqia e të cilit ende nuk dihet.

Mercedes S i ri do të debutojë në vitin 2020, derisa çmimi me të cilin plasohet në treg mbetet ende një enigmë. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *