Parashikohen rreshje të borës në disa pjesë të vendit

Parashikohen rreshje të borës në disa pjesë të vendit
Huazuar nga: The New York Times

Gjatë orëve të pasdites vijojnë reshje të borës, të cilat në orët e mbrëmjes do të zgjerohen gjithkund, me atë që në pjesët perëndimore të vendit do të jenë më të përhapura dhe më të mëdha, ndërsa në rajonet jugore do të ketë reshje edhe të shiut.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit do të formohet mbulesë e borës, në orët e pasdites dhe në kryeqytet, ndërsa temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8 gradë.

Prej nesër do të mbizotërojë mot kryesisht i thatë dhe shumë i ftohtë, i cili do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme kur edhe temperaturat e ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero./tv21/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *