Pasaportat digjitale janë të përqendruara në lëvizjen e lirë brenda BE-së

Pasaportat digjitale janë të përqendruara në lëvizjen e lirë brenda BE-së

Nga Komisioni Evropian sot precizojnë se qëllimi i propozimit për pasaporta digjitale është të lehtësohet lëvizja brenda Bashkimit Evropian, pa garanci për vendet e treta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, njofton koha.mk.

Kristijan Vigand, zëdhënës i Komisionit Evropian, deklaroi se Komisioni Evropian do të sigurohet se propozimi, i cili pritet në fund të kësaj jave t’i respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare, por që qëllimi kryesor nuk është hapja e kufijve për vendet jashtë BE-së.

“Dua të theksoj se qëllimi i çertifikatave është të lehtësohet lëvizja e sigurt në BE, ato nuk do të sjellin kufizime të reja, nuk do të ndalojnë asgjë, do t’i bëjnë gjërat më të lehta, i shohim edhe vendet e treta dhe jemi në kontakt me organet ndërkombëtare të tilla si organizata Botërore e Shëndetësisë që të merret parasysh ndërveprimin dhe standardet ndërkombëtare, por propozimi është i përqendruat në lëvizjen e lirë brenda BE-së, deklaroi Vigand.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat në pjesë të madhe mbështeten në vaksinën ruse dhe kineze për dalje nga kriza shëndetësore, kanë shprehur shqetësim se propozimi i Komisionit Evropian për çertifikatat digjitale për vaksinim nuk do t’i njohin vaksinat që nuk janë miratuar në BE.

Këtë e sugjeroi edhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ilva Johansson kohët e fundit.

Komisioni Evropian në fund të kësaj jave duhet të dalë me këtë propozim të shumëpritur për çertifikata digjitale. Këto “pasaporta” do të synojnë ta lehtësojnë udhëtimin brenda BE-së duke siguruar prova për vaksnim ose provë për test negativ PCR në rastin e personave që nuk mundën ose nuk dëshironin të vaksinohen.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *