Pasi pa videoklipin, Rita Ora bën shembull Dafinën dhe Taynën: Krenare! Vajzat kosovare janë kaq të mira… dhe të lira!

Pasi pa videoklipin, Rita Ora bën shembull Dafinën dhe Taynën: Krenare! Vajzat kosovare janë kaq të mira… dhe të lira!

Dafina Zeqiri dhe Tayna  dy ditë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre “Bye Bye”. Kënga është mjaft ritmike dhe ka një videoklip që nuk lodhesh duke e parë. Dafina dhe Tayna shfaqen më seksi se kurrë, tip, të lirshme dhe i mëshojnë fotrt në tekst lirisë së vajzave.

Kënga ka rezultuar e suksesshme, duke qenë se vetëm në dy ditë ka rritur të ketë rreth 2 milionë e gjysmë klikime. “Bye Bye” ka tërhequr edhe vëmendjen e Rita Orës, e cila ka ndarëme ndjekësit mendimin që ka për bashkëpunimin e Taynës dhe Dafit. Fjalët e Ritës janë të thjehsta: krenari për këto vajza shqiptare!

“Mund të them se vajzat kosovare janë kaq të mira. E dashuroj vendin nga vij. Dashuroj të shoh gra që marrin kontrollin, që janë vetvetja dhe frymëzojnë të tjerat. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave të tjera se është ok të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, -ka shkruar Rita.

Padiskutim pas këtyre fjalëve Dafina është ndjerë e vlerësuar dhe e ka falenderuar publikisht Ritën për vlerësiminj dhe përkrahjen që ajo i ka dhënë.

“Pas çdo gruaje të suksesshme ka gra të tjera të suksesshme që e mbështesin.. Rita Ora ti je shembulli më i mirë. Të dua!”,- shkruan Dafina./Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *