Pavarësia e Kosovës, njihuni me 11 fakte të 17 shkurtit

Pavarësia e Kosovës, njihuni me 11 fakte të 17 shkurtit
Foto: Milenium 3- Word Press

Shteti i Kosovës feston 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Por për të njohur më shumë këtë datë historike do të keni mundësinë të lexoni 11 fakte, që pak kush mund t’i dinte për Pavarësinë e Kosovës.

Fakte mbi 17 shkurtin:

-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në Seancën e Shpalljes së Pavarësisë.

-Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

-Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

-Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

-Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj. /BallkanWeb/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *